Juventusi mendon seriozisht për Milinkovic-Savic, bardhezinjtë takojnë agjentin e lojtarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi fillon të lëvizë seriozisht për të bërë të vetin Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb ka kohë që është nën vëzhgimin e drejtuesve bardhezi, që pikërisht në këto ditë përpara sfidës kundër Lazios në kampionat, kanë vendosur që të bëjnë lëvizjen e radhës: sipas “La Gazzetta dello Sport” ka pasur një takim mes drejtuesve të “zonjës” dhe agjentit të lojtarit Mateja Kezman, për të përshpejtuar një marrëveshje që mund të finalizohet në verë.

Paga e lojtarit ka qenë tema kryesore në këtë takim. Milinkovic aktualisht fiton rreth 3.5 milionë euro në sezon dhe kohët e fundit ka filluar të negociojë me drejtuesit e Lazios rinovimin e kontratës që skadon në qershor të vitit 2024.

Lotito është i gatshëm që ti rrisë pagën serbit, duke e çuar deri në 4.5 milionë, por oferta e Juventusit është akoma më tunduese, plot 6 milionë euro në sezon.

Juventusi kërkon që të shmangë konkurrencën, duke synuar që të mbyllë këtë marrëveshje para kohe dhe në verë të ketë mundësinë që të nisë sulmin final për mesfushorin. Nëse ky transferim do të bëhej fakt atëherë do të shkonte në 3 numri i kolonisë serbe në Torino (pas Vlahovic dhe Kostic). / Oversport.tv

You may also like