Juventusi mendon që tani për merkaton, në shënjestër “i harruari” i Realit

by admin
Spread the love

E ardhmja e Alvaro Odriozolas është gjithmonë e më larg Realit të Madridit. Sipas “El Nacional”, ndonëse lojtari ishte i grumbulluar për ndeshjen e djeshme në Champions League, spanjolli mbetet jashtë projektit të klubit madrilen, sepse nuk po gjen hapësira te skuadra e Ancelottit.

Juventusi ka shfaqur interes për mbrojtësin e krahut, që pritet të kthehet në një objektiv parësor në merkaton e janarit.

Kartoni i lojtarit vlerësohet mes 15 dhe 20 milionë eurove dhe pas paraqitjeve të mira në Serie A me fanellën e Fiorentinës sezonin e kaluar, duket se bardhezinjtë janë të gatshëm që të investojnë këtë shumë për Odriozolan. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like