Juventusi fokusohet te Paredes, por fillimisht duhet të largojë dy mesfushorë

by admin
Spread the love

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe objektivi ku “Zonja e Vjetër” është fokusuar së fundmi është Leandro Paredes. Mesfushori argjnetinas kërkohet me ngulm nga Allegri i cili e konsideron perfekt për organikën e ekipit të tij.

PSG nga ana e saj e vlerëson mesfushorin rreth 30 milionë euro. Një shifër kjo që Juventusi kërkon ta ulë, por fillimisht duhet të krijojë hapësirë në skuadrën aktuale.

Drejtuesit bardhezi po punojnë gjithashtu edhe për të larguar të paktën një ose dy mesfushorë nga skuadra. Dy emrat kryesorë që duket se janë me valixhe në dorë nga Juventusi janë braziliani Arthur dhe Aaron Ramsey. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

 

You may also like