Juventusi do t’ia shkëpusë kontratën Arthurit

by admin
Spread the love

Mesfushori Arthur Melo pritet të mbetet lojtar i lirë këtë sezon, pasi Juventusi do t’ia shkëpusë kontratën që i skadon në verën e vitit 2025. “Tuttosport” shkruan të martën se braziliani në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Juventusi pas huazimit njëvjeçar te skuadra e Liverpoolit.

Bëhet e ditur se ekipi anglez ka vendosur mos ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 35 milionë euro, pasi Arthur nuk ka bindur me paraqitjet. Në fakt, 26-vjeçari ka pasur telashe me lëndimet dhe në total ka regjistruar vetëm dy ndeshje për Liverpoolin.

Kështu që, me t’u kthyer te Juventusi, atij do t’i shkëputet kontrata pasi palët parimisht kanë arritur marrëveshje për një gjë të tillë.

You may also like