Juventusi bën detyrën ndaj Spezias, Napoli ngec në shtëpi përballë Lecces

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi rikthehet te fitorja pas dy barazimesh në Serie A, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 Spezian në Torino. Të besuarit e Allegrit siguruan tre pikë të tjera në kampionat falë golave të Dusan Vlahovic dhe afrimit të ri, Milik.

Ndeshja nis më mënyrën më të mirë për Juventusin që gjen menjëherë golin me Vlahovic. Një supergol i shënuar nga serbi nga goditja e dënimit, pothuajse identik me atë që realizoi përballë Romës.

Megjithatë, takimi komplikohet disi për Juventusin, pasi Spezia nuk lë shumë hapësira dhe nga ana tjetër rrezikon të barazojë rezultatin. Mbrojtja e Juventusit është në një mbrëmje të mirë duke mos i lejuar miqtë që të vendosin sërish ekuilibrin.

Ndërkohë që vetëm në minutat shtesë Juventusi mund të marrë frym lirisht pasi Arkadiusz Milik shënon edhe golin e dytë për bardhezinjtë duke vulosur rezultatin final të takimit. Tre pikë për Juvnetusin që pas katër javësh ngjitet në kuotën e 8 pikëve.

Në sfidën tjetër të kësaj mbrëmjeje, Napoli është ndalur sërish në barazim, këtë herë ndaj modestëve të Lecces. Të besuarit e Spallettit nuk ia dolën dot të dilnin nga kjo sfidë me pikë të plota edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Elmaz.

Megjithatë, është Lecce që ka mundësinë e parë të artë për të prishur ekuilibrat. Colombos i jepet mundësia që të shënojë me 11-metërsh, por Meret bën mrekulli duke ndalur topin.

Aksioni i radhës flet menjëherë për Napolin që gjen rrugën e rrjetës me anë të Elmaz. Ky i fundit shfrytëzon një top të hedhur në zonë nga Politano duke e çuar më pas në rrjetë.

Gjithçka duket më e lehtë për Napolin, por Colombo realizon një supergol nga distanca. Sulmuesi italian lëshon një predhë që mposht portierin Meret dhe i çon shifrat në 1-1.

Napoli provon sërish të çajë mbrojtjen e Lecces, por nuk ia dol del dhe në fund sfida përfundon në barazim. Të dyja ekipet ndajnë nga një pikë në fundin e kësaj ndeshjeje, me Napolin që pas katër javësh ka 8 pikë. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like