Juventus vendos për De Ligt, ja sa është çmimi i mbrojtësit holandez

by admin
Spread the love

Në pritje të Paul Pogba në “Continassa”, në kampin e Juventusit po mundohen të kuptojnë se çfarë do të ndodhë me Matthijs De Ligt.

Adminsitrari i deleguar Maurizio Arrivabene dhe drejtori i sektorit teknik, Federico Cherubini kanë patur një takim në “Forte dei Marmi” ku është folur për merkaton dhe në veçanti për situatën e mbrojtësit holandez.

Chelsea ka shfaqur interes për De Ligt dhe Juventusi ka vendosur që ti japë drejtim kësaj situate: holandezi do të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij e gjitha me para në dorë.

E thënë më thjesht, klubi që kërkon De Ligt duhet të sjellë në selinë bardhezi një ofertë prej 115 milionë eurosh dhe nëse do të përfshihet ndonjë lojtar në tratativë do të jetë Juventusi ai që zgjedh. Me siguri nuk do të jetë Timo Werner, siç propozoi Chelsea në bisedimet e mëparshme. / Oversport.tv

You may also like