Juventus, Rabiot jashtë merkatos, për Arthur del në skenë gjiganti spanjoll

by admin
Spread the love

Pas largimit zyrtar të Aaron Ramsey, Juventusi vazhdon ende të diskutojë për afrimin e Leandro Paredes nga PSG si dhe largimin e  Arthur.  Gjithashtu prej ditësh konsiderohej si një largim i sigurt edhe Andrien Rabiot, por ky i fundit është nxjerrë nga lista e lojtarëve që mund të largohen.

Mesfushori francez do të mbahet nga Allegri në ekip duke parë formën fizike ende jo në nivelin e duhur të Paul Pogba. Sakaq, po vazhdojnë negociatat me PSG për Leandro Paredes. Kartoni i tij vlerësohet nga parizienët rreth 20 milionë euro.

Të reja ka edhe për të ardhmen e Arthur. Mesfushori brazilian mund të rikthehet në Spanjë te Barcelona. Katalanasit mund të heqin dorë nga Frenkie de Jong dhe në vend të tij mund të afrojnë mesfushorin e Juventusit. /oversport.tv

You may also like