“Juventus, merr Mauro Icardin në sulm. Edhe 50 vjeç do shënojë gola pafund”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emri i Mauro Icardit lidhet prej kohësh Juventusin. Sulmuesi argjentinas nuk është një titullar te PSG, ndërsa bardhezinjtë italianë e shohin si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë spanjollin Alvaro Moratën (afër kalimit te Barcelona).

Walter Sabatini, një nga drejtuesit më të njohur të futbollit italian, i cili punoi si drejtor teknik i Interit në sezonin 2017/2018, e shehme sy të mirë mirë kalimin e sulmuesit argjentinas te Juventusi.

“E shoh shumë mirë Icardin te Juventusi. Unë e kam pasur tek Interi lojtarin, Mauro është një baba i shkëlqyer dhe në fushë arrin ta kuptojë më përpara se të gjithë se ku do shkojë topi.

Po flasim për një futbollit që do të shënojë 25 gola edhe kur të jetë 50 vjeç”, deklaroi Walter Sabatini në lidhje me 28-vjeçarin latin, autor i katër golave këtë sezon në kampionatin francez.


Top Channel

You may also like