Juventus-Inter, Capello: Barazimi do të ishte humbje për të dyja ekipet

by admin
Spread the love

Në fundjavë do të luhet Derbi i Italisë midis Juventusit dhe Interit. “Zonja e Vjetër” do të presë zikaltrit në Allianz Stadium, ndërsa për të komentuar këtë sfidë ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport edhe Fabio Capello.

“Skuadra e Inzaghit në rënie? Është një ekzagjerim. Jam i bindur se zikaltrit do të marrin veten. Sigurisht, shumë varet nga ndeshja kundër Juventusit të dielën në mbrëmje.

Një barazim do të ishte humbje për të dy, ndaj besoj se të dy trajnerët do me “armë të rënda” për të fituar. Allegri ndoshta do të duhet të rrezikojë pak më shumë sepse është prapa në renditje, por në rast dështimi, edhe për Interin bëhet e vështirë”, shpjegoi ndër të tjera Capello. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

Lexo lajme interesante

You may also like