Juventus humb identitetin! Gabime në mbrojtje dhe sulm inekzistent, ndaj Milanit paraqitje dramatike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fitoret përballë Bolognas dhe Maccabi Haifas krijuan iluzionin se Juventusi po rikthehej me marshin e duhur. Mirëpo, në San Siro kundër Milanit, bardhezinjtë pësuan një tjetër disfatë, që mund të diktojë së tepërmi sezonin e “Zonjës së vjetër” edhe pse jemi vetëm në fillim të muajit tetor.

Juventusi ishte skuadër vetëm në 20 minutat e para ndaj Milanit. Më tej, me kalimin e minutave, u shfaqën probleme të dukshme. Një skuadër pa karakter, pa ide dhe me shumë gabime teknike. Jo vetëm kaq, por edhe e paaftë për të reaguar në pjesën e dytë, pas disavantazhit.

Te Juventusi nuk funksionon thuajse asgjë dhe Allegri duket se nuk di as se ku të vendosë dorë për ndryshim, shkruan ndër të tjera në analizën e saj Sportmediaset.

Vetë trajneri, në fundin e garës, nuk e fshehu situatën, duke i pranuar vetë gabimet e rënda teknike dhe limitet momentale, sa i përket edhe aspektit psikologjik. Për tifozët bardhezi, zhgënjimi është i madh që akoma nuk po shohin fije shprese për të parë dritë në fund të tunelit. Skuadra që për shumë kohë kishte si pikën më të fortë prapavijën, po e shfaq më shumë se kurrë problemin në mbrojtje. Goli i Tomorit peshon shumë për skuadrën bardhezi, të cilës mund të mos i mjaftojë as alibia se goditja nga këndi prej të cilës erdhi goli i mbrojtësit, vjen pasi Theo shkaktoi një faull të pa vërshëllyer ndaj Cuadrados.

Megjithatë, Juventusi duket se nuk ka as forcën për të reaguar dhe kundërshtuar, sidomos kur në pjesën e dytë, në fushë u pa vetëm një skuadër. Kuqezinjtë bënë gjithçka, të ndihmuar edhe nga gabimet e Juventusit. Si në rastin e golit të Diaz, nga një gabim trashanik i Vlahovic. Serbi nuk bëri asnjë gjuajtje në portë. Më keq akoma edhe Bonucci që vuan tepër ndaj Diaz. Për momentin, Juventus ka vetëm emrin, por kjo skuadër nuk ngjan aspak me historinë e saj. /oversport.tv

You may also like