Justin Bieber hyn në tregun e marihuanës

by admin
Spread the love

Justin Bieber ka hyrë në tregun e marihuanës. Ai po punon me një kompani me qendër në Los Angeles, Palms, për produktet.

Sipas Bloomberg, Palms specializohet në produktet e kontrolluara të kanabisit, me paketat e saj, që shiten për 32 dollarë në vende si Nevada dhe Kaliforni.

“Unë jam një fans i Palms dhe asaj që ata po bëjnë duke e bërë kanabisin të arritshëm dhe duke ndihmuar në destigmatizimin e tij, veçanërisht për shumë njerëz që e konsiderojnë të dobishme për shëndetin e tyre mendor,” tha 27-vjeçari.

Shkencëtarët po studiojnë efektet e kanabisit në shëndetin mendor. Një studim i vitit 2020 nga studiuesit në Universitetin Columbia dhe Institutin Psikiatrik të Shtetit të Nju Jorkut tha se marihuana mund të ndihmojë në problemet me depresionin.


You may also like