Jurgen dhe Lori Bala surprizohen nga i ati në emision. Lot dhe emocione në studio

by admin
Spread the love

ëlla e motër, Jurgen dhe Lori Bala janë dy balerinët e njohur të spektaklit të kërcimit në Top Channel, ‘Dancing With The Stars’, që po shkon drejt fundit. Të dy ata ishin të ftuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel, teksa së bashku me ta ishte edhe babai i tyre.

Lori dhe Jurgen u surprizuan nga ai, i cili vendosi t’i surprizojë bijtë e tij në emision, ndërsa mes emocioneve tregoi se e ndjen shumë mungesën e djalit, i cili ka vendosur ta ndërtojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk mund t’ia prish dëshirën që ka edhe atje ka arritur sukses, më ka nderuar edhe në Amerikë. Megjithatë jam me gocat edhe Jurgeni vjen pak më shpesh, na shikon, malli na merr shumë”, shprehet babai i balerinëve mes lotëve në emisionin ‘S’e Luan Topi’.

Kujtojmë që Lori u eliminua nga spektakli mbrëmjen e së premtes ndërsa Jurgen së bashku me partneren e tij Megi janë kualifikuar për në finale.

You may also like