Julio Cesar: Tani Mourinho është bërë edhe më shumë special

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-portieri i Interit dhe i Brazilit, Julio Cesar nuk i ka kursyer elozhet për ish-trajnerin e tij tek Interi, Jose Mourinho. Gjtë një intervistë për Sky Sport, Cesar komplimentoi Mourinhon për trofeun e fituar me Romën, si dhe komentoi për finalen e Champions League.

“Do të jetë një ndeshje me shije hakmarrjeje për Liverpoolin, duke marrë parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. Klopp dhe Ancelotti janë dy trajner të mëdhenj, kanë një raport të mirë me lojtarët dhe më ka pëlqyer të punoja me ta kur luaja”.

Për sa i përket Jose Mourinho, ai tha: “Jam i lumtur për të sepse do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e interistëve dhe në zemrat tona që kemi fituar tripletën.

Kemi edhe një grup në Whatsapp dhe i kemi bërë komplimentat tona. është trajneri i parë që fiton të gjithë kompeticionet europiane dhe kjo e bënë akoma edhe më shumë “The Special One”. /oversport.tv

You may also like