“Ju nuk keni kapacitet të largoheni nga qeveria” – Qenan Aliu “përplaset” me Amir Elezin e Alternativës – Shqip

by admin
Spread the love

Ashtu si i ka ndodhur Alternativës, mund t’ i ndodhë edhe Aleancës për Shqiptarët, vlerësoi analisti Qenan Aliu në emisionin Klan Debat. Aliu kundërshtoi përfaqësuesin e Alternativës, Amir Elezi, i cili tha se një pjesë e madhe e pikave të marëëveshjes me qeverinë janë realizuar. Qeveria sipas Aliut i josh partitë opozitare derisa i merr brenda vetes, përcjell KlanM.

“Kur të fut në prehërin e vet, ti si subjekt mbetesh i kapur. prandaj AA e ka të veështirë të largohet. Pushteti është kolltuk që të josh dhe është vështirë të largohsh. Ju nuk keni kapacitet për t’u larguar sepse qeveria i ka 61 deputetë pa ju. Alternativa s’ka kapacitet. Jeni zhytur aty edhe Shëndetësinë do jua marrë ASH-ja”, tha mes tjerash Qenan Aliu duke iu drejtuar Amir Elezit nga Alternativa../KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like