Jozefina Topalli tallet keq me Bashën: Monument turpi që ruhet nga shteti, shkoi me çadër në Fier për t’u mbrojtur nga vezët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ironizuar Lulzim Bashën pas takimit që ky i fundit zhvilloi me demokratët në Fier, ku ajo e cilëson Bashën si një “monument turpi që ruhet nga shteti”.

Gjithashtu, Topalli shton se pavarësisht se sot ishte ditë me diell, Basha doli me çadër për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij.

Ka deshtuar cdo kauze, ka shitur (humbur) cdo zgjedhje, ka perjashtuar cdo kontribut; ka djegur mandate, ka bojkotuar zgjedhje, ka shantazhuar per moslejim te zgjedhjeve edhe te tjeret. Ai ka perjashtuar me vendim personal liderin historik te PD, ka eleminuar voten, nuk ka lejuar debatin,ka manipuluar cdo votim per te kryetar brenda Partie; ka bere marreveshtje finaciare me kundershtarin, eshte shkarkuar nga anetaresia me 4500 delegate dhe 45 mije anetare, i ka mbyllur deren deputeteve te PD” – shkruan Topalli.

You may also like