Jozefina Topalli: Ka shumë gjëra të paqarta se kush e solli Lulzim Bashën në PD

by admin
Spread the love

Përplasjet brenda Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u ndal veçanërisht te e shkuara e Lulzim Bashës dhe hyrja e tij në selinë blu. Sipas saj, përfshirja e Bashës në PD ishte që në fillim e dyshimtë.

“Ishte ndryshe nga gjithë ne të tjerët. Ka shumë gjëra të paqarta nga mënyra si erdhi dhe pas kësaj. Ndoshta do të vijë një moment që gjërat do të qartësohen.”

Ndryshe nga Basha, ish-kryeparlamentarja u shpreh se Berisha i mbështeste të gjithë ata që kishin ambicie dhe rriteshin politikisht.

“Kur ishte Berisha, nuk ishte kështu. Unë isha bashkëpunëtore e ngushtë e Berishës dhe unë e di që bënte përpjekje të mëdha për të identifikuar njerëz, personalitete që kishin aftësi të veçanta. Qeverisja ka nevojë për energji të re, për njerëz që i qëndrojnë presioneve, me integritet dhe karakter të fortë. Berisha nuk i vriste ata që filluan dhe rriteshin politikisht, përkundrazi, i mbështeste dhe i ndihmonte. E kundërta ka ndodhur gjatë këtyre viteve”, tha Topalli për Vizion Plus.

You may also like