Jozefina Topalli bën deklaratën e papritur, tregon kush i merr vendimet e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh për emisionin ‘Quo Vadis’, se beson se Lulzim Basha është një nga njerëzit e promovuar nga George Soros. Sipas saj, ky i fundit ka një ndikim të gjerë brenda PD-së.

“Mendoj që Sorosa ka ndikuar në jetën politike shqiptare. Ai ka influencë të madhe në shumë vende, edhe në reformën në drejtësi. Edhe në PD ka influencë të madhe. Mendoj se Basha është një nga njerëzit e promovuar nga George Soros.”, u shpreh Topalli.

Ish-kryeparlamentarja sulomoi Bashën, duke thënë se ai dhe kunati i tij kanë marrë peng PD-në për interesat e tyre personale.

“Më për interesa personale se të shtosh kontot bankare të kunatit nuk ka, duke shitur çdo kauzë, çadrën, Astirin, Teatrin, Rrugën e Kombit, procesin zgjedhor, çdo gjë.”, tha Topalli.

You may also like