Joshua dhe Fury bien dakord për datën e duelit të madh të fundvitit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesit e boksierit britanik, Anthony Joshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tyson Fury-n të zhvillohet më 3 dhjetor.

Fury e lëshoi ​​sfidën ndaj rivalit të tij javën e kaluar dhe i dha Joshuas dy data për të zgjedhur: 26 nëntorin, në stadiumin Wembley, ose 3 dhjetorin, në stadiumin “Principality” të Cardiffit. Joshua e ka pranuar të dytën.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.

“Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës, u ra dakord të ndalohej i gjithë komunikimi. Ne jemi në pritje të një përgjigjeje.”

Promotori i Fury-t, Frank Warren, u përgjigj: “Kontrata do të jetë gati për ju shumë shpejt.”

Fury dhe Joshua do të përplaseshin vitin e kaluar, por një panel arbitrazhi vendosi që Fury duhej të përballej me Deontay Wilder për të tretën herë.


Top Channel

You may also like