Joseph Borrell në samitin e BE-së në Tiranë zbardh detajet për dialogun e rëndësishëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell ka mbërritu në Tiranë në kuadër të samititi të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij ai foli dhe sa i takon rëndësisë së dialogut Prishtinë-Beograd duke theksuar se është tashmë në dorën e tyre që të nisin dikutimet pasi propozimi dhe marrëveshja e Gjermanisë është një mundësi ta.

“Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar tashmë duhet të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë dhe mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze pasi janë ata që kanë një mundësi të madhe,” tha ai.

A jeni optimist që dialogu do të ketë një fund të suksesshëm gjatë vitit të ardhshëm?

“Unë jam shumë aktiv për këtë.

Më vjen keq por nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Nuk mendoj se duhet të vëmë afate artificiale e rëndësishme është të nisim të punojmë me shpejtësi. Është koha të punojmë,” tha ai.

You may also like