Jose Mourinho “show”: Më prisnit me sy të nxirë e fytyrë të ënjtur?!

by admin
Spread the love

Jose Mourinho si zakonisht ka dhuruar show. Këtë herë në prag të ndeshjes kundër Sassuolo. E gjitha për shkak të lajmeve që kishin dalë pas humbjes me Interin, me “Special One” që nuk ishte kursyer me lojtarët e tij, duke u thënë se nuk kanë personalitet dhe kështu mund të shkojnë të luajnë në Serie C.

“Nga historitë që kam dëgjuar, disa ndoshta po prisnin që unë të mbërrija këtu me sy të nxirë ose fytyrë të ënjtur. Lojtarët më thanë se u pëlqen shumë mënyra se si unë punoj. Madje më thanë se gjatë gjithë karrierës së tyre kanë pasur trajnerë që kanë folur krejt ndryshe nga unë.

Me ta nuk kam sekrete, e them të vërtetën në fytyrë. Unë u jap lojtarëve mundësinë e dialogut. Kur flas, nuk dua të jetë monolog. Futbollistët më thanë se nuk duan që unë të ndryshoj, po ashtu u thashë që nuk do të ndryshoj edhe nëse ata e kërkojnë”, u shpreh Mourinho.

Çfarë kishte thënë Mourinho sipas Corriere dello Sport: “Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë?! Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta. Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve.

Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë. E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit.

Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”. / oversport.tv

You may also like