Josa: Vllaznisë i ndryshova mënyrën e lojës dhe dëshirën

by admin
Spread the love

Pas finales së fituar në Kupën e Shqipërisë kundër Laçit, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa u ndal përpara mikrofonave të Supersport ku komentoi mbi triumfin e arritur. Ai u shfaq kështu shumë i lumtur për suksesin si dhe foli për vazhdimësinë e tij me klubin shkodran.

EMOCIONI- “Në momentin e vërshëllimës, duke qenë se do të vazhdoj të jem trajner i Vllaznisë, klubi arriti objektivat, nuk ishte e pakët fitimi i Kupës, emocioni më i madh ishte se edhe njëherë tjetër në gjysmëfinale, jam shkarkuar nga klubi mbas gjysmëfinales së parë, edhe kësaj here, u shkarkova mbas gjysmëfinales së parë dhe arrita objektivin me një tjetër klub. Oferta e Vllaznisë ishte i papritur. Fitimi i Kupës dhe objektivi ekonomik nuk ishte i pakët”.

ÇFARë KA NDRYSHUAR- “I ndryshova mënyrën e lojës dhe vendosjen Vllaznisë dhe një farë dëshire. I pashë lojtarët pak poshtë. Zgjidhjet nuk ishin ato që unë kërkoja në raste të veçanta. Duhet kohë që të sistemosh një model loje të tillë. Impenjimi ishte kryesore, ia dedikoj fitoret gjithë hallkave të klubit. Sidomos presidencës dhe futbollistave, pa ta nuk kemi çfarë bëjmë ne. Nga momenti që u shkarkova nga Laçi, me gjysmën e këmbës në finale të Kupës, vetes ia kisha vënë se s’bën objektiv fitores”.

TRAJNERI Më I TITULLUAR- “Kam qenë edhe para kësaj Kupës më i titulluari. Unë më tepër e kam luftën me idetë e mija. Shumë njerëz kanë qenë skeptik. Kur plotëson klubi objektivat edhe unë i kam plotësuar të mijat. Është e rëndësishme që klubi të ketë shtesë ekonomike për të vijuar vitin që vjen. Kemi marrë pushim edhe më të madh, skuadra luan direkt në turin e dytë. E kam mendjen se çfar do të bëhet me skuadrën. Do të isha i paqartë në qoftë se do të filloja të mendoja para ndeshjes për merkaton. Çdo objektiv ka koston e vetë ekonomike dhe presidentin e liruam paksa ekonomikisht”.

SKUADRA– “Sot nuk mendoj gjë, unë mund të kem shumë objektiva si Mirel, për sa i përket lojtarëvë që dua të afroj, por të gjitha gjërat do të bëhen në bashkëpunim me stafin. Unë ia dedikoj këtë trofe tifozëve. Nuk e keni idenë sa i emocionuar jam ndjerë kur kam shkuar në Shkodër dhe kisha një mbështetje të paparë. I falënderoj të gjithë”.

ENTUZIAZMI- “Shumë e rëndësishme për mua ishte plotësimi i objektivave të klubit që eci paralelisht me objektivat e mia. Mënyra si Xhaferi diskutoi me mua, ishte shumë e sinqertë. Fjala e parë që më tha ishte se nuk të kërkoj për këto 3 ndeshje por për vazhdimësinë. Djemtë në dhomat e zhveshjes më shikojnë në sy, kjo është e rëndësishme për mua”.

You may also like