Josa: U ndëshkuam nga gabimet tona, t’i evitojmë në sfidat e kampionatit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për Oversport pas humbjes përballë Tiranës në Superkupën e Shqipërisë.

“Nuk kam si ti kritikoj djemtë për këtë ndeshje, por u mposhtëm nga një gol në shtesë. Donim të fitonim Superkupën, por kjo disfatë do të na shërbejë për ndeshjen e radhës në kampionat. Na munguan 2 qendërmbrojtësit, por zhvilluam një ndeshje të mirë. Luajtëm për të fituar, por u ndëshkuam në fund.

Kishim ardhur për të fituar ndeshjen. Ne luajtëm futboll si në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë. Më vjen keq për golin e parë dhe për golin e dytë. Patrick bërio një goditje perfektë, por ne duhet të ishim më të vëmendshëm në mbrojtje. Gabimet ndodhin, por nuk duhet ti përsërisim në ndeshjet e ardhshme.

Latifi? Vllaznia e do një Liridon të mirë dhe dalë nga dalë ai do të vijë në formën e tij më të mirë. Gabimet në mbrojtje? Jam i mërzitur me golin e parë, pavarësisht ekzekutimit të Patrick. Ndërsa te goli i dytë na goditën pas një gabimit tonë. Më mirë që ndodhi në këtë sfidë, që ta evitojmë në kampionat”, ka thënë Josa. / Oversport.tv

You may also like