Josa: Patëm iniciativë edhe me 10 lojtarë, i zhgënjyer me rezultatin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për Oversport pas disfatës përballë Kastriotit.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, mënyrën si humbën. Pjesa e parë morëm karton të kuq edhe ishim përsëri superiore. U munduam edhe me 10 lojtarë të shpërngulemi në fushën e kundërshtarit. Humbëm raste shumë të pastra. Jam i kënaqur me përpjekjet si në fillim por edhe se vinim nga humbja. Kështu është futbolli.

Problemi është se skuadra pati iniciativa dhe në disavantazh numerik. Duhet të ishim më të qetë në momentet kur pësuam golin. Humbëm kohë. Përpara se të pësonim golin duhet të tregoheshim më të qetë pasi kishim raste. Duhet të jemi të qetë të vazhdojmë për më tej.

Nuk mund të flas për merkato por me klubin kemi diskutuar. Me problemet që kemi, janë dy qendërmbrojtës të dëmtuar. Ne kemi probleme në mbrojtje dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Josa. / Oversport.tv

You may also like