Josa: Nuk ka kohë për të humbur! Duhen pikë, në Durrës synojmë maksimumin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur në një konferencë për shtyp për mediat në prag të sfidës kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 17:45 në “Niko Dovana” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Tekniku i shkodranëve ka analizuar kundërshtarin dhe ka treguar ambiciet e kuqebluve në këtë takim.

“Luajmë kundër Teutës, që kërkon pikë. Nuk do të merrem me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta kemi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim.

Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqendrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasë. Latifi dhe Boshnjaku do të mungojnë edhe në këtë takim.

Ne nuk mund të themi që nuk kemi vlerësuar ndeshjet e shkuara, sidomos atë të Kupës. Problemi i oshilacioneve është një problem që na preokupon shumë, duke futur dhe ndeshjen e kupës. Kishim probleme brenda për brenda lojës, pasi patën një gjysmë ore lojë që luajtëm shumë mirë. Patëm oshilacione dhe nuk realizuam golin e dytë.

Suksesi i vajzave të Vllaznisë? Urime shumë stafit dhe ekipit bënë një ndeshje të mirë. Më bëri përshtypje shumë pasi shikova dhe ndeshjen e parë e të dytë dhe ekipi ishte përmirësuar shumë. I uroj suksese në vazhdimësi, ishte një shans që e kapën në momentin e duhur.

Krahasim? Jemi në kampionat, kur të shkojmë në Kupat e Europës do të shohim. Nuk mund të bëjmë krahasim, vajzat e bënë punën e tyre dhe e arritën misionin e tyre, ndaj nuk bëhet një krahasim i tillë”, ka thënë mes të tjerash Josa. / Oversport.tv

You may also like