Josa: Lojtarët ishin të mërzitur, kam një ankesë për mesfushorët e Mazrekajn

by admin
Spread the love

Laçi vazhdon të jetë i pathyeshëm me Mirel Josën në stol. Bardhezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Partizanit në “Air Albania”, takim rreth të cilit flet trajneri Josa.

“Pjesën e parë bëmë një lojë të mirë deri diku. Ishim më të sigurt sa i përket mbajtjes së topit. E filluam shumë mirë pjesën e dytë, sidomos në 10 minutat e para, duhet ta godisnim Partizanin.

Më pas humbëm shumë duele, sidomos në krahët qendrorë të mesit të fushës. Me aftësitë që kanë lojtarët e Laçit, nuk duhet ta humbisnim topin shumë shpejt. Aty u vumë në presion dhe Partizani krijoi dy raste në krahun e djathtë. Këto janë ndeshje derbi. Nuk mund të them se jam i kënaqur, por ka edhe më keq.

Vazhdimësia? Mua më mbush me optimizëm mënyra se si lojtarët nuk janë të entuziazmuar për pikën që morën, por janë të mërzitur për pikët që humbën, pasi ishim në avantazh. Pas dhjetë minutëshit të parë të pjesës së dytë, duhet ta kishim menaxhuar më mirë. Unë kam besim te gjithë futbollistët që kam, por sa i përket dy mesfushorëve qendrorë, Lushkja dhe Deliu, apo edhe Mazrekaj, duhet të mos humbnim topin aq shpejt, pasi u vumë në presion nga Partizani”.

Më pas një koment për Mentor Mazrekajn. “Mazrekaj duhet shfrytëzuar për aq sa driblon dhe alarmon mbrojtjen kundërshtare. Sot kishte punë me Markun, të cilin e neutralizoi komplet.

Duhet të pasonte në dy raste kur u fut për brenda nga krahu i majtë, pasi kishte shokët të lirë dhe mund të merrnim thellësi në ato dy raste”, përfundoi trajneri i skuadrës kurbinase.


Top Channel

You may also like