Josa: Krijuam më shumë se Teuta! Kombëtarja? Çdo trajner do të drejtojë ekipin kombëtar

by admin
Spread the love

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas barazimit 0-0 përballë Teutës.

“Ishim rigoroz në mbrojtje, sepse edhe Teuta luante në sulm me tre lojtarë. Nuk gabuam në dyluftimet për topin e parë. Në përgjithësi jam i kënaqur nga skuadra, por pjesa sulmuese në 20 minutat e fundit nuk më pëlqyen. Sepse duhet ti krijonim pika referimi skuadrës. Nuk ishim të qartë dhe të saktë nga goditjet standarde. Në fund nuk doja që të ndëshkoheshim, prandaj edhe u irritova. Më pëlqeu loja e skuadrës në përgjithësi. I tillë është futbolli, ka edhe barazime.

Latë dy pikë sot? Nuk mund ta them. Nuk e shoh futbollin kështu. Ishim më kërkues, krijuam më shumë, por edhe ata na sulmuan me logjikë. Mungesa e Boshnjakut? E kemi zëvendësuar kokë më kokë me Alivodën dhe ai është në gjendje shumë të mirë. Nuk është problemi te Boshnjaku. Sot ishim superior ndaj Teutës në qarkullim topi. Ne duhet të vertikalizojmë sa më shpejt.

Një ofertë për trajner të kombëtares do e pranonit? Kush është ai që do të refuzonte ekipin kombëtar, por nuk e kam menduar kurrë që do të më vijë një ofertë, sepse përzgjedhja e teknikut të kombëtares dihet. Dihet se kush vendos që pas ikjes së Demollarit nga ia post. Kush është ai që nuk do të jetë në krye të kombëtares”, ka thënë mes të tjerash Josa. / Oversport.tv

You may also like