Josa debuton me fitore, Skënderbeu mbetet në fund

by admin
Spread the love

Mirel Josa debuton me fitore në stolin e Laçit dhe e bën këtë ndaj të shkuarës së tij.

Kurbinasit mposhtën 2-0 Skënderbeun në Laç duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe duke iu larguar disi fundit të renditjes pasi me këtë sukses, bardhezinjtë u ngjitën në kuotën e 8 pikëve. Humbje nën shenjën e ishëve për Skënderbeun që pësoi disfatën e 3-të rresht në kampionat nga skuadra e re e trajnerit me të cilin ka shkruar historinë në Superiore dhe Europë Mirel Josës, ndërkohë që autor i të dy golave për Laçin ishte një tjetër ish si Saliou Guindo që realizoi nga një gol për çdo pjesë.

Laçi-Skënderbeu 2-0 (Stadiumi “Laçi”)

90+2′-Provon sërish Mara, por pa rrezik

80′-Shkëndija e parë e Skënderbeut në këtë pjesë të dytë, por goditja e Uerdi Marës për pak shkoi mbi traversë, me mesfushorin që ishte afër realizimit të një supergoli.

72′-Regi Lushkja i afrohet sërish golit por predha e tij shkon për fare pak mbi kuadrat

64′-GOL: Laçi shënon golin e dytë me një inkursion personal të Saliou Guindo që bën gjithçka në mënyrë perfekte duke mos i dhënë asnjë shans Rexhepit

62′-Provon edhe Iganjtovic me kokë pas një harkimi nga këndi, por pret pa vështirësi Rexhepi

60′-Laçi më kërkues i afrohet golit të dytë me Julian Shehun, por reagon Rexhepi

Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Laçit 1-0 me penalltinë e realizuar nga Guindo, ndërkohë që kurbinasit iu afruan shumë edhe golit të dytë me Regi Lushkjan

45+2′- I pafat Laçi, goditja plot klas e Regi Lushkjas ndalet nga traversa

45′-E majta nga distanca e Ardit Deliut nuk gjen portën e Rexhepit

39′-GOL: Laçi në epërsi me Saliou Gunido që kthen një gol një 11-metërsh të fituar nga Regi Lushkjan, me Eldorian Hamitin që ishte i sigurt në vendimin e tij por mori konfirmimin edhe nga dhoma e VAR. Për Guindo ky ishte goli i parë me fanellën e Laçit dhe ia shënon ish ekipit të tij, pasi në Shqipëri e solli fillimisht pikërisht Skënderbeu.

23-Zëvendësim i detyruar për Mirel Josën, Zylfiu largohet i dëmtuar në dorë, vendin e tij e meri Ademi

16′-Sërish i rrezikshëm Laçi me Regi Lushkjan që godet fort nga distanca por Rexhepi shfaqet sërish në lartësinë e duhur

8′- Vjen përgjigjia e Skënderbeut me Bismark, por tentativa e tij me kokë ishte shumë e lehtë për Dajsinanin

4′-Nis me një rast të rrezikshëm në favor të Laçit sfida, por goditja e Zylfiut merr kundërpërgjigjen e Rexhepit

Formacionet:

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Zulfiu, Guindo

Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Vrapi, Sadriu, Doumfour, Vitija, Meksi; Mara, Jean Victor, Agnaldo; Mensah, Bismark

5 përballjet e fundit direkte mes Laçit dhe Skënderbeut në kampionat kanë prodhuar 4 barazime dhe vetëm një fitore të bardhezinjëve

Për momentin vetëm 2 pikë i ndajnë dy skuadrat në renditje, dhe si Laçi ashtu edhe Skënderbeu kanë pësuar nga 3 humbje në 6 javët e para

Dejan Zarubica shënuesi më i mirë Laçit me 4 gola do të jetë mungesa e madhe e kurbinasve në këtë sfidë./ Supersport


Top Channel

You may also like