Josa: Bylisi na vuri në vështirësi, sot skuadra menaxhoi më mirë lojën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për Oversport pas fitores 2-1 përballë Bylisit.

“Ishte një ndeshje që mund ta kishim barazuar. Kishim një skuadër që luan shumë në bllok. Duhet të ishim të kujdesshëm në mënyrën se si do të sulmonim ose mbronim. U vumë në vështirësi para se skuadra jonë të shënonte golin e avantazhit. Në golin e dytë nuk menaxhuam si duhet situatat. Erdhi goli që na vuri në tension sa i përket 5 minutave të fundit.

Sot menaxhuam në një farë mënyrë mirë lojën sepse arritëm që të shënojmë golin e dytë. Pas golit të dytë, patëm 2-3 momente që nuk ishin në momentet dhe vendin e duhur. Ne bëmë dy ndërrime për të freskuar skuadrën. Aralica harxhoi shumë energji. Ndryshuam pak në ato momente sepse dolëm para me dy sulmues. Situatat e lojës duhet t’i kishim zgjidhur më mirë.

Sulmi? Jam dakord që duhet një sulmues agresiv, por s’mund ta themi të tillë. Duhet sulmues cilësor ose që të ndërtojë më tepër. Një skuadër bazohet më shumë aty ku ndërtohet shumë. Unë bazohem shumë te lojtarët sulmues. Agresiviteti me cilësinë, ndryshojnë. Agresiv mund t’i themi dhe Kainës, në një farë mënyre. Por, më tepër, në 3-4 raste kur kishte topin në zotërim, duhet të shërbente më mirë. Fundja e fundit për të mbajtur në tension një skuadër si Bylis. Qarkulluan topin mirë. Ne vumë edhe Hoxhajn me Kainën përpara. Dolëm me një 4-4-2 për të pasur krahët të mbuluar”, tha Josa. / Oversport.tv

You may also like