Jorida Tabaku shkon në selinë blu, por përballet me të papriturën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja Jorida Tabaku ka shkuar ditën e sotme në selinë e PD-së, por është përballur me të papriturën duke e gjetur derën kryesore mbyllur.

Thuhet që dera kryesore e selisë blu ishte e aksesueshme vetëm për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i PD-së mbërriti dje në selinë blu pas mesdite, dhe pasi pa ndryshimet e reja në godinën që ende po punohet, u fut brenda përmes hyrjes kryesore.

Këtë mundësi nuk e patën deputetët dhe punonjësit e administratës së PD-së që erdhën dje në selinë blu. I pari nga deputetët ishte sekretari i ri organizativ, Flamur Hoxha. Ai tentoi të hynte nga dera qendrore, por sensori që bën hapjen e saj ishte çaktivizuar.

Po kështu, edhe numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi zbriti nga automjeti që i është vendosur në dispozicion nga partia, u ngjit në shkallët që të çojnë në derën kryesore, por më pas ai mori drejtimin djathtas për të shkuar në hyrjen anësore të godinës së PD-së. Hyrje e cila përdoret më rrallë nga të zgjedhurit në radhët e Partisë Demokratike. Megjithatë, dje ishte rasti që edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së të ngjitej në zyrën e tij përmes asaj dere.

You may also like