Jorida Tabaku paralajmëron fundin politik të Sali Berishës: Kjo ishte dita e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për protestën e ditës së djeshme thirrur nga Sali Berisha që degjeneroi në dhunë, ndërsa qëllimi ishte të nxirrej Lulzim Basha nga zyra.

Në një linjë me bashkëpunëtorët e saj, Tabaku shkruan mes të tjerash se 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë, pasi urdhëroi sulmin kundër PD-së.

“Vetëm dikujt që nuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulmin kundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtuar për Partinë time, tek e cila aderoj që në moshën 16 vjeçare”, shkruan Tabaku.

You may also like