Jorida Tabaku: Kemi një rritje ekonomike jo reale të pabazuar në treg, qeveria është e korruptuar

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dje gjatë konferencës foli për situatën aktuale sa i përket krizës energjitike. Tabaku u shpreh se në Shqipëri nuk ka rritje ekonomike pasi prodhimi dhe punësimi në bujqësi është në rënie. Ajo tha se shifrat e punuara në kryeministri nuk mund të sjellin rritje ekonomike. Sipas deputetes 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja.

“Banka e Shqipërisë prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve dhe kjo është situata reale në terren. Pse nuk ka rritje ekonomike në Shqipëri. Kjo lidhet vetëm me dy elementë, prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet vetëm nga sektori i ndërtimi. Ja pse shqiptarët nuk po ndjejnë asnjë përfitim nga rritjen ekonomike të shifrave të punuara në zyrën e kryeministrit. Sot 51.7% e të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqim dhe energjinë elektrike. 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim”, tha ajo.

Tabaku vijoi edhe me akuzat ndaj qeverisë për të cilën u shpreh se reflekton qartë korrupsionin. Deputetja tha se qeveria ka dështuar në rritje pagash dhe rritjet mbahen mend vetëm në periudha elektorale. Sipas saj, rritja ekonomike është jo reale dhe e bazuar në treg.

“Dëgjojmë gjithologët e qeverisë që thonë gjithë ditën se nuk reflektohet në ulje çmimesh, nuk reflektohet se qeveria është e korruptuar. Nëse do kishim institucione të forta, do kishim një situatë tjetër në Shqipëri. Elementi i dytë se çfarë mund të bëjë një qeveri, është indeksimi, jo me inflacionin. Për herë të parë me këtë qeveri, paga reale ka qenë me rënie. Kanë dështuar të rrisin pagat dhe t’i indeksojnë. Vetëm në periudha elektorale mbahen mend rritje. Kemi një rritje ekonomike jo reale, e pa bazuar në treg që nuk reflektohet te të ardhurat e familjeve, abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar një situatë të paprecedentë që nuk po ndodh në gjithë botën”, tha ajo.

You may also like