Jorginho i ikën nga duart Barçës, Juventusi futet fuqishëm në garë për të

by admin
Spread the love

Juventusi është rikthyer në sulm për të firmosur me mesfushorin e Chelseas, Jorginho. Kështu raporton gazeta spanjollë “Sport”. Për shërbimet e mesfushorin italian ka pasur interes të madh kohëve të fundit nga Barcelona dhe Milani.

Së fundmi janë bardhezinjtë që ndodhen në pole position për 30-vjeçarin e Chelseas. Juventusi është i gatshëm të plotësojë kërkesat ekonomike të Jorginhos. Ekonomia e këtyre të fundit tregon se mund t’i ofrojnë një pagë më të lartë se katalanasit. Gjithsesi shanset për një transferim në merkaton e janarit janë të ulëta për shkak se italianët duan t’a transferojnë me parametra 0 në verë.

“Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratën e Jorginhos e cila skadon në qershor të 2023. Ky i fundit i ka kërkuar Chelseas një shumë prej 10 milionë paundë, por klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shifër sa kjo për rinovimin e lojtarit. /oversport.tv Foto: FIGC Federazione Italiana Giuoco Calcio, Facebook

You may also like