Jonida Shehu në Euronews Albania! Zbulohen detaje për emisionin e ri

by admin
Spread the love

Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu ka bërë lëvizjen e radhës dhe me të, edhe zhurmën e radhës. Kalimi i saj nga njëri televizion te tjetri, nga njëri format te tjetri, ka bërë gjithmonë zhurmë, sepse ajo nuk është vetëm një gazetare që sjell lajme, por edhe një personazh që gjeneron të tilla. Dhe kjo sepse lëvizjet e Jonidës në merkaton televizive nuk kanë qenë asnjëherë të zakonshme, por kanë rënë shumë në sy dhe kanë shkaktuar reagime e kureshtje tek audienca.

Kureshtja se KU do ta shikonim Jonidën në 2022-shin u shua nga mediat që në dhjetor të 2021-shit, por ndërkohë mbetet kureshja se KUR dhe ÇFARË do të bëjë ajo saktësisht në Euronews Albania. Dhe ne kemi jo vetëm një datë, por edhe gjithë detajet për të shuar këtë kureshtje. Kështu, emisioni i Jonidës do të quhet “Sot” dhe do të transmetohet çdo ditë, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Euronews Albania. Ai do të jetë një ndërthurje e aktualitetit me elementet e shout, për ta bërë programin më pikant, provokues e tërheqës për audiencën. “Sot” starton të hënën që vjen, pra më 17 janar dhe të gjithë po presin me kureshtje ta shikojnë debutimin e këtij projekti.

Ky format i ri ku Shehu do të jetë, siç ka ndodhur shpesh, edhe moderatore, edhe autore do të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Ajo nuk i ka frikë sfidat dhe për të surprizë është rrugëtimi, por jo destinacioni, sepse ai do të jetë pa diskutim suksesi i garantuar. Kjo edhe për faktin se partner në këtë projekt Jonida ka një media prestigjioze, jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë evropian e botëror, siç është Euronews Albania.

“Sot” është arritja e radhës e Jonida Shehut si gazetare, sepse natyrisht ajo nuk është më në abc-në e karrierës së saj, por gati për ta lidhur figurën me një logo ndërkombëtare!/revistawho.com

 

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like