Johnson: Nuk do të lejojmë që Ballkani të shndërrohet në shesh lojërash i Putin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të shndërrohet në një tjetër shesh lojërash për synimet e dëmshme të Putinit”.

Deklarata vjen nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fokusin e tij e vendosi te situata e brishtë në Bosnjë-Hercegovinë.

“Dy ekspertë të luftës kundër dezinformimit dhe të reformës së mbrojtjes do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe NATO-n për të mbështetur paqen dhe sigurinë në vend”, theksohet në njoftimin e kryeministrisë britanike.

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuara do të garantojë fonde për fuqizimin e sigurisë kibernetike në shtetin ballkanik, duke e bërë atë më rezistent ndaj sulmeve.

“Rusia po nxit dhunë dhe ndarje në këtë shtet për të rrezikuar paqen e fituar me vështirësi dhe të destabilizojë kontinentin europian”, shkruhet më tej në deklaratën e Downing Street.

You may also like