Johnny Depp është dhunuar nga nëna e tij! Dalin fakte të reja në përballjen në gjykatë

by admin
Spread the love

Christi Dembrowski, motra e aktorit Johnny Depp ka marrë pjesë në gjyqin që po zhvillohet mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij.

Ndër të tjera në dëshminë e saj, ajo ka rrëfyer se së bashku me të vëllanë ishin abuzuar nga nëna e tyre, Betty Sue Palmer.

“Ne iknim dhe fshiheshim. Ajo na godiste dhe hidhte gjërat”, ka treguar Christi për nënën e saj, e cila siç thotë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tyre, ndërsa ai vetë nuk reagonte.

Kur u pyet nëse Johnny u hakmor ndonjëherë kundër abuzimit, motra e tij tha: “Jo. Ai nuk shkoi kurrë në atë vend. Teksa u rritëm, si Johnny dhe unë në fakt, vendosëm që të largoheshim, pasi të kishim shtëpinë tonë dhe thamë se nuk do ta bënim kurrë, diçka të ngjashme me fëmijërinë tonë. Do ta bënim çdo gjë ndryshe”.

Motra e aktorit tregoi gjithashtu se nëna e tyre ishte “zbutur” kur ata ishin larguar.

Camille Vasquez, një avokate e Depp, u tha juristëve se Heard kishte qenë agresive gjatë marrëdhënies. “Ajo e qortonte, i bërtiste. Ai thjesht tërhiqej. Heard sajoi një rol për vete si viktimë, pasi Depp i kishte kërkuar divorcin në përpjekje për të shmangur poshtërimin. Ajo është e fiksuar pas imazhit të saj publik. Ajo prej vitesh jeton dhe merr frymë këtë rol dhe po përgatitet të japë performancën e jetës së saj”, tha zonja Vasquez./revistawho.com

You may also like