John Elkann: Kemi fituar 38 tituj! Interi skuadra më e fortë, nuk do jetë e lehtë

by admin
Spread the love

John Elkann ka qenë i pranishëm në miqësoren tradicionale që Juventusi ka zhvilluar në Villar Perosa. Numri një i “Exor” ka folur për objektivat sezonalë.

“Villar Perosa i ka sjellë fat Juventusit dhe këtë e tregojnë titujt e shumtë. Kemi fituar 38 tituj kampion dhe 5 të tjerë me skuadrën e femrave. Juventusi është skuadra që ka pasur më shumë kampionë bote dhe i kemi fituar të gjitha Kupat që ishin për tu fituar.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse kampionati italian është më i vështirë se në të kaluarën. Interi është skuadra më e fortë, është ndërtuar për të fituar, por nuk duhet harruar Milani dhe Roma, që ka bërë një punë shumë të mirë në merkato.

Nuk do të jetë e lehtë për Juventusin, sepse është rritur niveli i kampionatit italian. Nuk do të jetë e lehtë edhe në Europë. Mendoj që Di Maria do ti japë shumë Serie A”, ka thënë pinjolli i familjes Agnelli. / Oversport.tv

You may also like