Joao Felix: Simeone largohet në fund? Thuhet gjithmonë kështu, por nuk ndodh asnjëherë

by admin
Spread the love

Joao Felix la Atleticon e Madridit pas përplasjeve me trajnerin Simeone dhe u huazua deri në fund të sezonit te Chelsea, megjithatë duke folur për trajnerin argjentinas u duk se nuk kishte aspak mëri.

Ai vlerësoi jo pak Simeonen, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë dhe duke pranuar se nën urdhrat e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Simeonen e njohin të gjithë dhe e dinë çfarë ka fituar. Është një trajner shumë i mirë, që ka mënyrën e vet të punës dhe që normalisht nuk mund t’u përshtatet të gjithë lojtarëve,. Megjithatë unë jam përmirësuar shumë nën urdhrat e tij”, deklaroi Joao Felix.

Në Spanjë shfaqen të sigurt që në verë Simeone do të largohet nga Atletico e Madridit dhe Joao Felix do të rikthehet sërish, megjithatë portugezi nuk duket kaq optimist.

“U bë shumë kohë që shkruhet se Simeone do të largohet në fund të sezonit, por më pas ai konfirmohet gjithmonë. Ndaj nuk besoj më asgjë nga këto. Nëse qëndron, është mirë, por nëse do të largohet, atëherë i uroj më të mirën”, u shpreh portugezi.


Top Channel

You may also like