Jo vetëm tekst, detaji per Borën dhe Donaldin që askush së vuri re në klipin e Semit – Shqip

by admin
Spread the love

11:26 | 16 Shkurt 2022

Askush nuk e kishte vënë re më përpara këtë detaj, por përveç tekstit edhe klipi në këngën e fundit të Semi Jaupaj-t me titullin “Mos u kthe”, flet shumë për historinë e dashurisë Bora-Donald e cila mori vëmëndjen e të gjithë publikut shqiptar.

Mesa duket Semi, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka dashur të flasë nëpërmjet mesazhit të kësaj kënge për të gjithë historinë e kësaj dashurie, tashmë të përfunduar.

Në klip shfaqet një shtëpi e mobiluar e cila nis të shkAtërrohet pak nga pak, njësoj si ndjenjat e tyre.

LEXO EDHE ARTIKULLIN:

Ish-banori i “Big Brother VIP”: Donaldin e ndihmoi futja e Borës

Shumë shpejt krijohen zgavra të hapura në mur që simbolizojnë plagët në zemrën e Borës, por nuk vonon shumë që nga aty të hyjë drita.

Detaji që askush nuk e ka vënë re është piktura që gjëndet në mur, pozicionuar fiks përballë kameras. Në pikturë shfaqet piktura e famshme e Gustav Klimt “The Kiss” e cila simbolizon puthjen e famshme të çiftit Bora-Donald që çmendi të gjithë shqiptarët përfshirë këtu edhe komshinjtë e Trixës.

E kush më mirë se Donaldi mund ta njohë pikturën? Një piktor që e dashuron ngjyrën blu. Një arush që është hedhur përdhe në dysheme.

E pra, Semi na ka thënë vërtet shumë, brënda një klipi tre minutësh që ne na mbetet vetëm ta shijojmë.

You may also like