Jo vetëm Pajaziti

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme këtë muaj, ku me 11 tetor do të sfidojë Çekinë në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më pas do të duelojë me Gjeorgjinë në orën 18:00.

Të dyja këto sfida do t’i luajë në transfertë dhe trajneri Sylvinho do të synojë fitoren për të qenë në krye të grupit B në Nations League.  

Me interes pritet të mësohet se kush do të jenë të grumbullarit, ndërsa priten risi, rikthime dhe shumë surpriza.

Përveç Adrian Pajazitit që po përflitet shumë se do të jetë një ndër të grumbulluarit, një tjetër lojtar që sipas shtypi të shkruar mund të jetë pjesë e listës është edhe Idrit Tuçi.

Ky i fundit luan me Sparta Prague së bashku me Qazim laçin.

Kjo në fakt varet nga gjendja e Rey Manaj, me sulmuesin lushnjar që po vazhdon rikuperimin nga një dëmtim që mori para disa javësh. Nëse nuk ia del Manaj, atëherë Tuci mund të jetë një alternativë.

You may also like