Jo vetëm Eminin, CSKA e Sofjes dëshiron edhe një tjetër futbollistë nga Maqedonia!

by admin
Spread the love

CSKA e Sofjes që stinorin vjeshtor në elitën e futbollit bullgar e mbylli në pozitën e dytë, po kërkon të përforcojë skuadrën në të gjitha repartet, edhe atë me futbollistë cilësor për ti dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Ludogoretsit, skuadër kjo që ka dy pikë më shumë se skuadra nga kryeqendra bullgare në krye të klasifikimit në elitën e futbollit bullgar, shkruan “infOSport.mk”.

Drejtuesit e kësaj skuadre siç njoftuam më herët gjatë ditës kanë kontaktuar mesfushorin shkupjan, Sefer Eminin, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te Makedonija GJ.P nga rradhët e skuadrës ruse të Akron Toljati.

Megjithatë Emini nuk është futbollisti i vetëm nga Maqedonia, që mund ti bashkohet skuadrës së CSKA Sofjes gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi drejtuesit e kësaj skuadre, sipas “sportal.bg” i kanë vënë syrin edhe Dorian Babunskit, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, shkëlqeu me Botev Vratsa, duke realizuar 10 gola në 18 takime.

Njëri prej atyre 10 golave nga ana e Dorian Babunskit ishte i shënuar edhe ndaj CSKA Sofjes, skuadër kjo që megjithatë në fund kishte shënuar fitore 4:2 ndaj skuadrës së Botev Vratsa.

Mirëpo Babunski, gjithnjë sipas burimit të njëjtë, nuk është emri i vetëm që mund të përforcojë sulmin e CSKA Sofjes, skuadër kjo që është në bisedime e sipër edhe me një lojtar nga jashtë Bullgarisë, edhe pse sipas “sportal.bg” nuk përjashtohet mundësia që të angazhohen edhe dy sulmues. (infOSport.mk)

Lexo lajme interesante

You may also like