Jo vetëm Christensen, Barcelona gati të rrëmbejë një tjetër lojtar nga Chelsea

by admin
Spread the love

Jo vetëm Andreas Christensen, Barcelona kërkon t’i rrëmbejë një tjetër mbrojtës Chelsea. Bëhet fjalë për një objektiv të hershëm të katalanasve, Cesar Azpilicueta.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportive në orët në vazhdim pritet që gjithçka të zhbllokohet për këtë transferim. Për sa i përket mbylljes totale të marrëveshjes, Barcelona kërkon të zyrtarizojë lojtarin ditën e shtunë.

Azpilicueta po ndiqet prej kohësh nga Barcelona dhe kërkohet me ngulm nga Xavi për t’i dhënë më shumë eksperiencë repartit difensiv. Nga ana tjetër edhe vetë mbrojtësi spanjoll dëshiron transferimin e tij drejt Barcelonës. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like