Jo vetëm Aston Villa, pas Bentancur janë edhe dy klube të tjera

by admin
Spread the love

Në një ditë kur kryefjala e Juventusit ishte Dusan Vlahovic, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gjithashtu në negociata me klubet e tjera për lojtarët që duan të largojnë. Dhe për sa i përket situatës së Bentancur, Aston Villa nuk është i vetmi klub që po kërkon shërbimet tij.

Sipas asaj që raporton Goal.com, Juventusin e kanë kontaktuar edhe dy klube të tjera. I pari është Lyon që po kërkon me ngulm këtë merkato një mesfushor qendre dhe Bentancur konsiderohet si afrimi perfekt për francezët.

Nga ana tjetër, janë dy tratativa të hapura midis Tottenham dhe Juventusit. I pari lidhet me Dejan Kulusevski. Sulmuesi suedez është shumë pranë kalimit në urdhrat e Contes. I dyti është pikërisht Rodrigo Bentancur. Londinezet janë paraqitur me një ofertë konkrete për uruguaianin, por fillimisht janë refuzuar. Megjithatë, diskutimet ende po vazhdojnë. /oversport.tv

You may also like