“Jo, nuk e shesim”, Real Madrid refuzon 90 milion € për mesfushorin

by admin
Spread the love

Real Madrid humbi një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushë, pasi Casemiro zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij te Man United.

Pavarësisht se Kampionët e Europës, përfituan një shumë ta majme për brazilianin, vetë Ancelotti e pranoi që është shumë e vështirë për të zëvendësuar 30-vjeçarin, por  “Madrilenët” kanë luksin në përzgjedhje, pasi klubi spanjoll ka shumë lojtarë në ekip që mund të përshtaten në rolin e Casemiros: si Tchouameni apo Camavinga.

Megjithatë së fundi në Spanjë është raportuar një lajm shumë interesant nga Mundo Deportivo, që shkruan se Reali i Madridit ka refuzuar një ofertë prej 90 milionësh për Federico Valverde. 24 vjeçari uruguaian është bërë shumë i rëndësishëm për Carlo Anceloti dhe vetë trajneri Italian ka vendosur për të refuzuar çdo ofertë për mesfushorin.

Në sezonin 2021-2022 Valverde luajti 31 ndeshje në La Liga, ndërsa në sezonin e ri që sapo ka nisur, Valverde i ka luajtur  të dy ndeshjet si titullar dhe gjithashtu ka gjetur dhe rrugën e rrjetës në fitoren e thellë në transfertë përball Celta Vigo me rezultain 1-4.

Valverde ka kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2027. Mesfushori është pjesë e Realit që prej vitit 2016, ndërsa në sezonin 2017-2018 luajti në huazim për një sezon me Deportivo La Coruna, për t’u rikthyer përsëri te Kampionët e Spanjës.


Top Channel

You may also like