Jo, George Clooney nuk ka ndërmend të bëhet president i SHBA-së!

by admin
Spread the love

Prej kohësh, George Clooney është përfolur si kandidat i mundshëm për t’u ngjitur në krye të shtëpisë së bardhë. Por e vërteta qëndron ndryshe. Në një intervistë për “The Andrew Marr Show” në BBC, aktori tregoi anën e tij në këtë histori.

“Nuk kam në plan të garoj për president. Thjesht dua të jetoj i qetë dhe i lumtur. Sapo kam mbushur 60 vjeç dhe pata një bisedë të gjatë me time shoqe, ndaj kemi vendosur që vitet në vazhdim do jenë më të bukurit për ne. Ka rëndësi vetëm shëndeti. Unë luaj akoma basketboll, por pas 20 vitesh do jem 80 vjeç dhe s’do mundem të bëj dot asgjë nga këto që bëj tani. Nuk ka rëndësi dieta që do mbaj, thjesht do jem 80 vjeç. Ne do shijojmë familjen dhe jetën vitet në vazhdim”, rrëfeu Clooney./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like