“Jetojmë në të njejtën shtëpi, por…”, Wanda Nara sqaron raportin që ka me Icardin

by admin
Spread the love

Modelja italo-argjentinase, Wanda Nara, dhe ish-partneri i saj, futbollisti Mauro Icardi, kanë shkaktuar shumë zhurmë me ndarjen e tyre. Edhe pse në fillim u duk se kishte shpresa për një ribashkim, tanimë këto shpresa janë shuar. Ish-çifti janë ndarë me njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Wanda, e cila e ftuar në “Verissimo”, ka treguar arsyet e saj pse u nda nga futbollisti. “Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën.

Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’. Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune.

Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive”. Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan”, u shpreh Wanda.

Lexo lajme interesante

You may also like