“Jeta kopjon shpesh letërsinë dhe jo ajo jetën”, ironia e Gjekmarkaj: Falënderoj ministren Bora për vizitën dhe koleget për debatin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Agron Gjekmarkaj nuk i ka kursyer ironitë ndaj ministres Bora Muzhaqi.

Në një reagim të fundit ai shprehet se jeta kopjon shpesh letërsinë dhe ajo jetën.

E falënderoj ministren Bora për vizitën si dhe koleget për debatin! Nuk isha nga fillimi po me aq sa dëgjova këtu arrita për të disatën herë në përfundimin që jeta kopjon shpesh letërsinë dhe jo ajo jetën. Me kujtohet një nga dialogët mbresëlënëse mos Don Kishotit dhe Sanço Pançes ku i pari kishte ndërmarrë një iniciative që shënjon historinë për të rikthyer fisnikërinë.

Pasi shfaq planet për krahinat që do e caktonte guvernator, pasi ndërmerr disa nisma e gjeste Sanço madhëngjehet. Nis një fjalim të gjatë, me fjalë mëdha, me fraza të shpejta, mezi merr frymë, plot dy faqe në tekst , nuk ndalet ! Don Kishoti shtang dhe pasi mbledh veten lëshon vetëm një frazë ” të faltë zoti Sanço ku i gjete gjithë këto fjalë”!, shprehet Gjekmarkaj.

You may also like