JERUZALEM – Tetë të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në një sinagogë

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 27 janar /ATSH-DPA/- Tetë persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një vendbanim izraelit, në lindje te Jerusalemit, njoftoi sot policia.

Policia tha se gjatë sulmit në një sinagogë u plagosën dhjetë persona.

Ekipet e shpëtimit thanë se disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

“Sulmuesi u neutralizua”, tha policia.

Situata e sigurisë në Izrael dhe në territoret palestineze është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Një zëdhënës i lëvizjes islamike Hamas, e cila kontrollon Rripin e Gazës, tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrje ndaj një sulmi të ushtrisë izraelite dje në kampin e refugjatëve Jenin, në Bregun Perëndimor.

Nëntë palestinezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në përleshjet me ushtarët izraelitë në Jenin.

Izraeli njoftoi më herët se operacioni në Jenin ishte kryer për të arrestuar anëtarëve të grupit militant të Xhihadit Islamik.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like