“Jepi zë rinisë”, ASH: Të rinjtë po ikin, të shpëtojmë Tetovën – VIDEO

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët ka prezantuar projektin për një Tetovë sa më pranë asaj europiane dhe për një Tetovë e cila do të mbajë të rinjtë në atdheun e tyre.

Përmes një video-mesazhi ASH i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i mbështesin pasi komuna ka nevojë për një administratë efikase dhe profesionale, dhe jo me rryfshete dhe korrupsione.

Qytetarët duhet të kenë në dispozicion infrastrukturë, rrugë të gjera, pa kaos dhe me ambiente të pastëra dhe kjo mund të arrihet vetëm falë besimit të dhënë drejt ASH.

“Me potenciale të shumta rekreative dhe turistike, Tetova do të jetë epiqendër rajonale e turizmit gjatë gjithë vitit.

Të rinjtë ikin në mungesë të rendit dhe perspektivës, t’i ruajma ata që i kemi e t’i kthejmë ata që na mungojnë.

Tetova, qyteti i rinisë! Ne dimë më së miri të ndërtojmë qytetin e së ardhmes. Jepi zë rinisë!”, thuhet në njoftim.

You may also like