Jep dorëheqje zv.drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, ka dhënë dorëheqje, raporton Front Online.

Dorëheqja e Ukës, ka ndodhur si akt moral pas raportimit të djeshëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.

Uka e ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes.

Përndryshe, Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Zyrtarët e suspenduar janë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga , Ilirjana Shala ,Anila Lakna.

You may also like