Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë live, videoja bëhet virale

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez është këngëtarja me famë botërore, që numëron hite të jashtëzakonshme.

Së fundi ajo ka bërë një “live” në ‘Instagram’, para miliona ndjekësve të saj.

E teksa ishte duke e mbyllur bisedën me ta, ajo ka lexuar një prej komenteve të shumta që i përkiste një shqiptari.

Ndjekësi i kishte shkruar “Albania” me flamurin kuq zi dhe artistja e famshme e përshëndeti atë vetëm pak sekonda para se të mbyllte “live”-in e saj.

“Mirupafshim Shqipëria, ju pashë ”, shprehet Jennifer Lopez, duke gëzuar jo vetëm djalin që i komentoi, por me siguri të gjithë fansat shqiptarë.

Djali është fans i flaktë i këngëtares, i cili edhe më parë ka arritur të marrë vëmendjen e këngëtares ku i kishte komentuar në një nga kërcimet e tij duke iu bashkëngjitur sfidës gjatë periudhës së pandemisë.

You may also like